FOTO/ Ja kush është i ndaluari për ek.zekutimin e Hekuran Billës, roli në atentat

FOTO/ Ja kush është i ndaluari për…

Personi që shihni në foto është  Sebastian Mali, i arrestuar për vrasjen e Hekuran Billës në Tiranë, mbrëmjen e 11 qershorit në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Sebastian Mali

Sebastian Mali, 22 vjeç është nipi i Prel Markut, i vrarë nga Hekuran Billa në vitin 2006 në Angli. Krimi në Tiranë dyshohet se ka ndodhur për gjakmarrje.

I riu akuzohet për veprat penale ‘Vrasja për gjakmarrje’, e kryer në bashkëpunim dhe ‘Armëmbajtja pa leje’.

“Nga Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës dhe Sektori i Forcës Operacionale dhe Kërkimit në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë i mundur ndalimi i shtetasit Sebi Mali, 22 vjeç, banues në Tiranë. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, në datën 11.06.2020, rreth orës 21:50, në rrugën ‘Prokop Mima’ Tiranë, ka bashkëpunuar në vrasjen me armë zjarri të shtetasit Hekuran Billa. Shtetasi Sebi Mali është nipi i shtetasit Prel Marku, i cili është vrarë në vitin 2006, në Angli, nga shtetasi Hekuran Billa”, njoftoi Policia më herët gjatë ditës së sotme.

“Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 automjete dhe një sërë provash të tjera materiale, me të cilat dokumentohet implikimi i këtij shtetasi në këtë ngjarje. Ndërkohë, vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje’”, shtuan të njëjtat burime.

Burime bënë me dije se, ka dyshime që i arrestuari e ka ndjekur viktimën dhe ka lajmëruar atentatorët për vendndodhjen e Billës.

Më herët, policia ka shpallur në kërkim të vëllain e Prel Markut, Viktor Marku, daja i Sebastian Malit. Ai cili dyshohet se ka qenë personi që ka qëlluar Billën me breshëri plumbash, teksa kz i fundit lëvizte me mjetin e tij BMW X6.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit