FOTO/ Jonida Maliqi po 'proteston' ndaj Lali Erit? E parkon 'Mercedesin' te korsia e biçikletave...

FOTO/ Jonida Maliqi po ‘proteston’ ndaj Lali…

Këngëtarja Jonida Maliqi, është kapur sot në një kundërvajtje ligjore rrugore, pasi e ka parkuar autoveturën e saj, mbi korsinë e biçikletave në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë.

Kanë qenë qytetarët që e kanë parë këtë skenë, dhe më pas kanë fotografuar kundërvajtësen VIP, duke sjellë fotot në redaksinë e “Gazetaatdheu.com”.

Qyteari që ka shkrepur fotot, ka sjellë edhe një mesazh denoncues për këngëtaren Maliqi, që sipas tij është një figurë publike dhe duhet të japë shembuj pozitiv.

Ja statusi i qytetarit që ka denoncuar këtë veprim të këngëtares Maliqi:

“Përshendetje! Jonida Maliqi parkon duke zënë korsinë e biçikletave në rrugën Myslym Shyri.

Publikoje se nuk është normale. Është person publik.

Duhet të japë shembull pozitiv në qytet”.

Autovetura e këngëtares Jonida Maliqi, siç shihet në foto, është një “Mercedes-Benz GLA” 4×4 me ngjyrë të zezë, që sot ka bllokuar për disa çaste korsinë e biçikletave në rrugën “Myslym Shyri”.

Në fakt as Jonida nuk ka shumë faj, pasi kjo rrugë gjatë muajve të karantinës, mars-prill, u bllokua nga Bashkia e Tiranës, dhe më pas asaj ju hoqën fare parkimet nga krahu i djathtë.

Bashkia e Tiranës ndërtoi aty si dhe në disa rrugë të tjera kryesore në kryeqytet, korsi biçikletash më gjerësi sa një korsi automjetesh.

Kjo gjë ngjalli revoltën e pronarëve të dyqaneve, por inati i tyre i zbehtë dhe i pafuqishëm, nuk e stepi bashkinë dhe Lali Erin që t’u heqë parkimet, duke i reduktuar mundësinë që të kenë klientë nga rruga.

Por duket se Jonida Maliqi nuk ka pyetur shumë për këtë, dhe e ka futur mjetin e saj luksoz “skiç”, në korsinë që ka zëvendësuar hapësirat e parkimeve.

Të jetë kjo edhe një formë proteste nga ana e Jonidës? A do të hakmerret Bashkia e Tiranës duke e gjobitur automjetin e saj? Kjo mbetet për t’u parë…

[ngg src=”galleries” ids=”141″ display=”basic_imagebrowser”]/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit