FOTO/ Kamioni i Kosovës përmbyset dhe skuq asfaltin... shalqinjtë 'mbijnë' në 'Rrugën e Kombit'

FOTO/ Kamioni i Kosovës përmbyset dhe skuq…

Një pamje aspak e zakontë është shfaqur sot në ‘Rrugën e Kombit’, ku me qindra kokrra shalqinj të ftonin të uleshe dhe ti provoje….

Kjo ndodhi si pasojë e një aksidenti kur një kamion i cili transportonte shalqinj drejt Kosovës u përmbys në autostradë mëngjesin e sotëm.

Siç shihet edhe nga fotot që ka siguruar “Gazetaatdheu.com”, kamioni është përmbysur në anë të autostradës.

Me gjasë shkak pë incidentin ka qenë batimi nga një anë i ngarkesës nga mosbalancimi i saj.

Ngarkesa, shalqinj, janë përhapur në të gjithë karexhatën e rrugës.

Fatmirësisht nga incidenti nuk raportohet për të lënduar në njerëz.

Por çarja e shalqinjve në mes të rrugës ka krijuar një ndjesi, sikur dikush i kishte prerë “për të gostitur të gjithë kalimtarët”.

Dëshmitarët nga vendngjarja treguan se kamioni me rimorkio ishte me shpejtësi.

Autoritetet e mirëmbajtjes së autostradës, kanë nisur nga puna për pastrimin e menjëhershëm të saj.

Kjo, pasi shalqinjtë e përhapur në karexhatë, mund të bëhen burim për aksidente të tjera.

[ngg src=”galleries” ids=”181″ display=”basic_imagebrowser”]/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit