FOTO/ Kapet në krevatin e spitalit privat duke marrë oksigjen. Ky është Eduart Lamaj i dyshuar për ngjarjen në Laç

FOTO/ Kapet në krevatin e spitalit privat…

Po kurohej në klinikën private në Tiranë, sepse i ishte infektuar plaga, por… Policia e vë në pranga pasi e kapi të shtrirë në krevatin e spitalit me oksigjen në hundë autorin e shumëkërkuar.

Bëhet fjalë për Eduard Lamajn, autori kryesor i dyshuar për vrasjen e dyfishtë të biznesmenëve Paulin Gjergji Marku, si dhe shokun e tij Bujar Lika (Hasani).

Ngjarja në fjalë ndodhi në 30 maj të këtij viti në hollin e një hoteli në Laç. “Gazetaatdheu.com” ka siguruar foto të Lamajt gjatë qëndrimit të tij në klinikën private në afërsi të Qytetit Studenti, pasi ai kishte marrë një plumb në këmbë.

 

Mësohet se pasi ishte paraqitur në këtë klinikë, stafi mjekësor nuk kishte raportuar ngjarjen në fjalë në polici, duke sjellë edhe arrestimin e dy mjekëve, Besim Lama dhe Viktor Marku.

Policia e Tiranës pas informacioneve ushtroi kontroll në këtë subjekt privat ku u konstatua se, Eduard Lamaj, pas ekspertizës mjeko-ligjore kishte një plagë e shkaktuar 20 ditë më parë, që korrespondon me vrasjen e dy biznesmenëve.

Vrasja Ne Lac

Lamaj iu dha atyre fillimisht identitet të rremë që i përkiste një të riu në Laç, por më pas është arrestuar nga Policia.

Nga ana e tij, Lamaj ka hedhur poshtë autorësinë e vrasjes. 4 autorët të veshur si policë u futën në hollin e hotelit dhe ekzekutuan Gergjin dhe Likën.

Një tjetër detaj është edhe fakti që Eduard Lamaj është komshi me pronarin e hotelit ku ndodhi ngjarja, Ari Allamani, i cili është i dënuar jashtë shtetit./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit