FOTO/ Kina gjymton ushtarët indianë, dy fuqitë bërthamore drejt përplasjes katastrofike

FOTO/ Kina gjymton ushtarët indianë, dy fuqitë…

Rajoni i Kashmirit Jugor i kontrolluar nga India, është bërë sërish “mollë sherri” për fuqinë atomikë, por këtë herë jo më me Pakistanin, por me Kinën komuniste.

Vetëm në ditët e fundit në rajon ka pasur përplasje mes dy ushtrime, ndërkohë që të dyja shtetet kanë dislokuar në kufijtë respektivë forca të mëdha ushtarake.

India nga ana e saj, tha se, ushtarët indianë të kufirit ishin gjymtuar pasi u rrahën për vdekje nga trupat kineze, në një zonë kufitare të diskutueshme mes dy vendeve në rajonin e Himalajave.

Plot 20 ushtarë indianë u vranë nga përplasjet e armatosura të hënën. Ky ishte konflikti me më shumë viktimave mes dy fuqive bërthamore që nga viti 1975.

Ushtria indiane ekspozoi sot përpara mediave ndërkombëtare shkopinjtë me gozhda, që ishin përdorur nga kinezët për të dhunuar ushtarët indianë. Kurse Kina, nga ana e saj, tha se ka pësuar 43 viktima, por pa specifikuar se sa prej tyre kanë vdekur dhe pa treguar faktet.

Përplasja trup më trup mes ushtarëve të kufirit ndodhi në Luginën Galvan. Disa prej ushtarëve humbën jetën pasi u rrëzuan nëpër rrëpirat e Himalajave. Të tjerë vdiqën për shkak të temperaturave të ulëta në këtë rajon disa mijëra metra mbi nivelin e detit.

Por nga sa mësohet, asnjë armë zjarri nuk u përdor në lartësinë 5 mijë metra, pasi ato janë të ndaluara me ligje ndërkombëtare.

Të mërkurën ka pasur një takim mes palëve për të qetësuar situatën. Tensionet nisën kur në rajonin e diskutueshëm mes dy vendeve, kinezët ngritën një kamp ushtarak.

Pala indiane tha se, kampi ishte ngritur në territorin e saj dhe se për këtë qëllim ata vendosën që ta çmontojnë fushimin. Në këto kushte, nisën luftimet trup më trup mes forcave alpine ushtarake të dy shteve që kanë ushtritë nga më të mëdhatë e botës./Burimi: Daily Mail/ Përshati: Gazetaatdheu.com/

[ngg src=”galleries” ids=”15″ display=”basic_imagebrowser”]

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit