FOTO/ Klodi i 'Rilindjes' masakron kodrat e Pezës për plehrat e Sharrës

FOTO/ Klodi i ‘Rilindjes’ masakron kodrat e…

Masakër mjedisore po ndodh aktualisht në landfillin e Sharrës, por edhe ne Kodrat e Pezës nga sekserët e “Rilindjes” që shpërblehen me tendera dhe PPP. “Gazetaatdheu.com” ka siguruar pamje ekskluzive nga lexuesit e saj. Landfili i Sharrës ose ndryshe ‘lavatriçja e parave’, duket se ka çuar edhe në masakrimin e kodrave të Pezës. Shpesh janë përmendur si aksionerë kryeministri Edi Rama, Arben Ahmetaj dhe Erjon Veliaj, të cilët i kanë dhënë koncesion nënkontraktuesve të tyre Klodian Zotos dhe Klodian Mërtirit ose siç njihet edhe me emrin Mirel Mërtiri, për ndërtimin e një incerenatori në Sharrë.

Përveç plehrave të Tiranës, aty do të sillen edhe mbetjet nga Durrësi, ku të tenderuarit tashmë po i mbulojnë me dhe që po e çvatin qyl duke kthyer “grop” gjthë Atdheun. Një gjë të tillë e konfirmoi edhe kryeministri Rama, pak ditë më parë në një emision televiziv, i cili pranoi se, krimi mjedisor në Durrës dhe në Manzë është i qëllimshëm, por për kë kjo do të “korigjohej” me Sharrën.

Rama gjithashtu tha se, paratë e transportit do t’i paguajë qeveria, duke marrë kështu edhe rolin e “shpëtimtarit” për qytetarët e Durrësit dhe Manzës, të cilët prej kohësh po mbyten nga era e keqe dhe sëmundjet që shpërndajnë mbetjet.

Këto ditë që flasim po kryehet procesi i negocimit me Bashkinë e Durrësit dhe me agjencinë përkatëse dhe shumë shpejt brenda javësh do të kemi një marrëveshje përfundimtare të negociuar për të bërë lëvizjen e të gjitha inerteve të Bashkisë Durrës drejt Landfillit të Sharrës”,- tha Rama pak ditë më parë.

***

Në pamjet e siguruara nga “Gazetaatdheu.com”, shihet qartë se kompania e tenderuar e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit, po bën masakër në kodrën ‘Dorz’ të Pezës.

Kamionët ngarkohen me dhe. Më pas, e shkarkojnë ngarkesën për të mbuluar plehrat në Sharrë. Deri tani nuk ka asnjë reagim as nga pushteti vendor, por as nga ministria e Mjedisit.

Asnjë investim konkret nuk është realizuar aty, por nga fotot duket qartë se venddepozitimi i mbetjeve po mbushet me dhe, ndërsa kontraktorët po mbushin xhepat e tyre.

Përtej kësaj, aty po konsumohet edhe një krim mjedisor, duke shkatërruar kodrën “Dorz” në Pezë./GazetaAtdheu.com./

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit