FOTO/ Koronavirusi shton rastet çdo ditë, por mjeket e reja 'djegin' rrjetin me pozat e zhveshura

FOTO/ Koronavirusi shton rastet çdo ditë, por…

Një set fotosh të “nxehta” ka kthyer debatin në rrjetet sociale nëpër botë, nëse mjekët janë ose jo serioz me punën që bëjnë.

Foto provokuese janë postuar së fundi nga shumë mjeke dhe infermiere, të cilat kanë pozuar me uniformën e punës, por paralel edhe me bikini.

Kjo gjë ka shkaktuar debate të mëdha, pasi këto foto vijnë në një kohë kur bluzat e bardha janë në kulmin e punës në mbarë botën, si pasojë e pandemisë.

Në fund të vitit të kaluar një studim i cili kritikonte mjekët për publikimin e fotove me bikini gjatë pushimeve është kthyer sërish në qendrën e vëmendjes.

Studimi u botua fillimisht nga Revista e Kirurgjisë Vaskulare “JVS”, por u bë viral pasi u shfaq në numrin e revistës Gusht 2020.

Sipas raportimeve, studimi nuk ishte bërë nga një grup ekspertësh të çështjeve etike dhe profesionale, por nga tre burra të cilët nëpërmjet krijimit të disa adresave të rreme, bënë publike kritikat ndaj ekipeve të mjekësisë.

Megjithatë, i ashtuquajturi studim, nxiti mbështetje tek disa persona në internet, të cilët po ashtu binin dakord se, mjekët nuk duhet të postojnë foto me bikini në rrjetet sociale.

Kjo ka ngjallur pakënaqësi te mjekët, të cilët nëpërmjet rrjeteve sociale, kanë krijuar një hashtag “#MedBikini”.

Mjeket kanë postuar foto me rroba banje dhe uniformë, për të kundërshtuar këtë studim seksist.

Në lidhje me këtë ngjarje, një studente e mjekësisë shkruan:

“Ky është postimi më i keq #MedBikini që kam lexuar dhe më vjen keq nëse Dr. Candice Myhre, e ka shpërndarë këtë foto.

Por unë mendoj se të gjithë duhet ta shohim dhe lexojmë.

Veshja me bikini nuk e largoi atë nga detyra e saj si mjeke. Nuk e dëmtoi atë. Në të vërtetë ajo shpëtoi një jetë”.

[ngg src=”galleries” ids=”234″ display=”basic_imagebrowser”]/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit