FOTO/ Kukulla e seksit alarmon grupet e shpëtimit e zjarrfikësat në portin japonez

FOTO/ Kukulla e seksit alarmon grupet e…

Shërbimet e emergjencës po vepronin të alarmuar sot për të shpëtuar ‘një grua që mbytej’ në det, por u shokuan kur panë se ishte vetëm një kukull seksi prej llastiku.

Episodi qesharak në brigjet japoneze të Hachinohe në verilindje të vendit, u filmua nga Tanaka Natsuki e cila ka një kanal të ndjekur në YouTube, dhe tregonte makinat e shumta të policisë, zjarrfikësat dhe ambulancat për të shpëtuar kukullën që rrinte në ujë me fytyrë poshtë, çka bëri që disa kalimtarë të njoftonin shërbimet e emergjencës.

Edhe vetë Natsuki besonte se po filmonte shpëtimin e një njeriu para se kukulla e modelit ‘Nuse hollandeze’ të nxirrej nga uji.

Ajo shkruante më pas: ‘Isha duke filmuar për videon time të peshkimit, mendoja se ishte një kufomë që kishte dalë në sipërfaqe, por rezultoi se ishte vetëm një ‘nuse holandeze’’.

 ‘Dikush e kishte keqkuptuar dhe thërriti autoritetet, erdhën dhjtra makina policia, zjarrfikësa e ambulanca. Falë Zotit ‘nusja’ u shpëtua’, shkruan vajza me ironi.

Një tjetër dëshmitar i tentativës tha: ‘Mund të jetë qesharake për ne, por jo për shërbimet e emergjencës që duhet të veprojnë sikur të ishte një person. Hidhini si duhet mbeturinat tuaja o njerëz!’

Rreth 2,000 kukulla të tilla seksi shiten çdo vit në Japoni, të cilat kushtojnë $5,000 thonë përfaqësuesit e industrisë së prodhimit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit