FOTO/ Ky është snajperi me të cilin u qëllua Ardian Çapja

FOTO/ Ky është snajperi me të cilin…
Ky është snajperi që dyshohet se u qëllua Ardian Çapja. Model “Sako TRG M10.338 Lapua Magnum”, ky snajper është në gjendje që të qëllojë nga një distancë deri në 800 m.

Mësohet se personi që qëlloi me snajper ishte fshehur në Kodrën e Krastës, që ndodhet përballë banesave të familjes Çapja.

Për të realizuar atentatin, ai mund të jetë vendosur aty gjatë natës. Autori ka pritur derisa Ardian Çapja të dilte nga banesa. Çdo mëngjes, 55-vjeçari nisej nga banesa dhe shkonte drejt hotel “Univers” që ndodhet vetëm pak metra më larg.

Autori që kreu atentatin, dyshohet se u ndihmua edhe nga 4 persona të tjerë, ndërkohë që pas ngjarjes dogjën makinën në zonën e ‘Fushë Mbretit’. Brenda makinës policia gjeti edhe snajperin, me numra serial të fshirë.

Kodra e Krastës

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit