Foto-lajm/ Kush është taksisti ‘VIP’ që tentoi të vetëdigjej para kryeministrisë

Foto-lajm/ Kush është taksisti ‘VIP’ që tentoi…

Uljan Kolgjegja, i cili tentoi të vetëdigjej një ditë më parë, përpara godinës së kryeministrisë, nuk është një taksist i zakonshëm pasi është i njohur për publikun falë tatuazheve që ka në trup, Marina Vjollcën në krah dhe ish-kryeministrin Sali Berisha në gjoks.

Marina Vjollca u mrekullua nga fansi i saj dhe publikoi në mediat sociale një fotografi me të.

Kolgjegja e ka patur zakon që taksinë e tij ta modifikojë me personazhe të njohur e madje ka vendosur edhe flamurin amerikan dhe ka bërë “fushatë” për Donald Trump gjatë periudhës së zgjedhjeve edhe pse askush nuk mund ta votonte Trump nga Shqipëria.

Arsyeja që tentoi t’i vendoste flakën vetes ishte policia se i ka hequr patentën, gjë që ka ndikuar në gjendjen e tij psikologjike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit