Foto-lajm/ ‘Mbill dhe ti pemën tende!', lali Zdromsi i dhuron Tiranës vetëm pyll prej betoni

Foto-lajm/ ‘Mbill dhe ti pemën tende!’, lali…

Erion Veliaj mbetet një i pacipë. Edhe në ditët që binte shi, kreu i Bashkisë së Tiranës çdo ditë dilte në ekran duke mbjellë pemë. Askush nuk e harron kur 22 prillin e vitit të kaluar dhe më tej, lali Zdromsi tha se ka mbjellë 100 mijë pemë në Tiranë dhe në rrethinat e saj.

Jo vetëm që nuk mbolli as çerekun e asaj që ai pretendonte, por edhe kur del përpara kamerave bën sikur ka hapur dhe gropat për të mbjellë, por asgjë nuk bën lali. Lali me demek punon shumë për të mirën e këtij vendi do thoshte ndonjëri prej sojit të ‘Rilindjes’. Por, e vërteta është se Tirana aktualisht është ndër qytetet më të ndotura në Europë.

Në një mandat e gjysëm, lali Zbromsi siç e quajnë së fundmi, pasi ofendoi çunat e Tironës dhe Shqipërisë, vetëm ka shtuar kullat, e vinçet e lartë.

Këtë, Zdromsi e ka zanat. Të prishë banesat e njerëzve e të ndërtojë kulla e rrugë ku vjedh miliarda lekë nga taksapaguesit shqiptarë, e ka të lindur.

Për kujtesë, rasti i Shembjes së Teatrit Kombëtar, është më i freskëti. Lali e shembi për të ndërtuar 6 kulla, që një zot e di se çdo bëjë me to. Por një gjë është e sigurt, në shërbim të qytetarëve nuk do jetë asgjë.

Gjithçka thotë lali, dhe ai i gjati, janë propagandë o popull.

Mos ti kthehemi historisë jo të largët më banoët e Unazës së Re ku lali iu prishi banesat për të ndërtuar rrugën, akt i cili u shoqërua dhe me protesta e përplasje mes qytetarëve dhe policisë së Lleshit me gaz lotsjellës./GazetaAtdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit