FOTO-lajm/ 'Shëndeti është më i rëndësishëm…', Meta ngre dy gishtat me fanelën e Tiranës, ka edhe një mesazh...

FOTO-lajm/ ‘Shëndeti është më i rëndësishëm…’, Meta…

Presidenti Ilir Meta është shfaqur sot në një foto duke përshëndetur fansat e tij me simbolin e dy gishtave, në një kohë që mbane të veshur fanelën e ekipit të Tiranës.

Kjo ka ndodhur pak orë para se Tirana, të jetë zyrtarisht kampione e Superligës së Shqipërisë.

Por duket se jo pa qëllim kreu i vendit, ka pozuar me fanellën “bardh e blu”.

Meta thotë se, Tirana e meritonte këtë sukses në 100-vjetorin e kryeqytetit dhe nxjerr edhe një listë të legjendave të ekipit, të cilëve u dedikon këtë sukses.

Por Presidenti thotë se, sot më e rëndësishme se çdo gjë është shëndeti dhe jeta, prandaj duhet të respektohen të gjitha udhëzimet për maskën dhe distancimin fizik.

Në stadium Tirana nuk do të ketë fatin ta festojë ngritjen e Kupës me tifozët, pasi autoritetet nuk e lejojnë diçka të tillë në kuadër të masave ndaj COVID-19.

Festën do e zhvillojnë vetëm lojtarët dhe stafi.

Statusi i plotë i Presindetit Ilir Meta në Facebook:

Edhe pak orë për t’iu bashkuar festës bardhë e blu! ⚪?

E meritonte Tirona?⚪? të rikthehej fuqishëm në këtë 100-vjetor të kryeqytetit!

Ky sukses është edhe në nderim të:

Selman Stërmasi

Riza Lushta

Naim Kryeziu

Myslym Alla

Enver Shehu

Niko Xhaçka

Skënder Hyka

Petrit Dibra

Skënder Hodja

Fatmir Frashëri

Luigj Bytyçi

Millan Baçi

Perikli Dhales

Arjan Bimo

Edmond Gëzdari

Halim Mersini

Arben Minga

Agustin Kola

Shkëlqim Muça

Ali Mema dhe Dinastia Mema

Skënder Halili

Nevil Dede

Elvis Sina

Devi Muka

Blendi Nallbani

Ansi Agolli..e sa e sa yjeve të tjerë bardhë e blu⚪? por edhe kuq e zinj??.

Të respektojmë sot të gjitha udhëzimet, për mbajtjen e maskave dhe distancave fizike. Shëndeti më i rëndësishëm se çdo gjë!

URIME TIRONA! ⚪??

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit