Foto-lajm/ U rivendos karantina, protestat që tronditën Beogradin

Foto-lajm/ U rivendos karantina, protestat që tronditën…

“Dorëheqje, dorëheqje”. Këto janë thirrjet përpara parlamentit në Beograd. Qindra njerëz në rrugët e Beogradit kanë protestuar kundër vendimit të qeverisë për vendosjen e orës policore.

Kujtojmë se vendi raportoi shifrat më të larta të vdekjeve dhe rasteve të reja me koronavirus. Raportohet se Policia ka përpdorur gaz lotsjellës teksa njerëzit qëndronin të mbledhur përpara parlamentit.

Një grup i mështetësve të opozitës sulmoi godinën e parlamentit, njoftojnë mediat serbe, në një protestë kundër mbylljes së vendit gjatë fundjavës.

Presidenti Serb Vuçiç tha të martën se masat strikte, përfshirë edhe mbylljen e Beogradit në fundjavë vijnë për shkak të rritjes së numrit të infektimeve. Pas kësaj deklarate qindra njerëz u mblodhën përpara sheshit të parlamentit.

Rreth orës 22:00, një grup i vogël arriti të shtyjë kordonin policor dhe duke thyer derën hynë në parlament, por më pas policia i ka nxjerrë jashtë.

“Njerzit u mblodhën spontanisht. Pakënaqësia ndjehet në ajër”, ka thënë për televizionin N1,  Radomir Lazoviç./GazetaAtdheu.com/

LEXO EDHE: 

Masat kufizuese dhe zgjedhjet/ Gjakosen protestuesit në Beograd dhe futen në parlament

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit