FOTO/ Lufta e Dytë e ktheu në gërmadhë, Budapesti i rindërtuar 75 vjet pas shkatërrimit është mahnitës

FOTO/ Lufta e Dytë e ktheu në…

Budapesti, kryeqyteti i Hungarisë, konsiderohet sot si një ndër qytetet më të vizituara në Europës dhe mbahet nga më të bukurit.

Por gjatë Luftës së Dytë Botërore, ky qytet rrafshua dhe u mbush me gërmadha.

Askush nuk do ta besonte se ai mund të ringrihej nga e para siç ishte.

Beteja e Budapestit në përfundim të Luftës së Dytë Botërore zgjati 50 ditë.

Trupat sovjetikë dhe rumune vendosën rrethimin e kryeqytetit hungarez. Rreth 38.000 civilë humbën jetën gjatë luftimeve.

Ndërkohë këto fotografi mahnitëse para dhe mbas, tregojnë se qyteti mbeti në gërmadha dhe më pas u rindërtua.

Më pas ai u kthyer në një nga xhevahiret e Europës Lindore.

Imazhet e shkrepura në bardh e zi, të ruajtura në arkivin Fortepan, janë përputhur saktësisht në fotografi nga fotografi, Amos Chapple.

Fotot e rralla tregojnë se si Budapesti ka ndryshuar nga viti 1945 deri në 2020-n.

[ngg src=”galleries” ids=”189″ display=”basic_imagebrowser”]/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit