FOTO/ 'Lulja e vilajetit...', vizitoni Himarën dhe zbuloni 'thesaret' e saj të brigjeve

FOTO/ ‘Lulja e vilajetit…’, vizitoni Himarën dhe…

Ju ka ndodhur shpesh që të bëni plazh në Jug, madje keni kaluar ose jeni larë në plazhin e Himarës?

Me siguri nuk e keni eksploruar dot të gjithë zonën, edhe pse mendoni se mund të jetë një vend i vogël.

Por po të rrini disa ditë në ‘zemrën e Jugut’ dhe të kaloni pushimet në Himarë, mundohuni të eksploroni pak me mundësitë që keni.

Duke filluar që nga ballkoni panoramik në Llogora e deri në Himarë, keni aq shumë vende për të eksploruar sa do të mbeteni me siguri gojë hapur kur të shkoni aty.

“Shpella e piratëve” në afërsi të Dhërmiut, plazhi i Livadhit, plazhi i “Akuariumit”, plazhi i Jalit, shpella e ‘Pëllumbave’, gjiri i Gjipes etj., janë vetëm disa nga perlat që mban kjo zonë.

Një tjetër vend mahnitës është edhe ai që njihet si ‘Gjiri i Perëndive’, ku mund të bëni një plazh të paharruar.

Në vetëm pak kilometra brigje, mund të shikoni aq shumë bukuri dhe të merrni aq shumë emocione, sa që Himara me plazhet dhe gjiret e saj, do t’u duket një “botë e tërë”.

Si, nuk na besoni? Atëherë shfletoni këtë fotogaleri që “Gazetaatdheu.com” sjell sot për ju nga zona e Himarës.

[ngg src=”galleries” ids=”220″ display=”basic_imagebrowser”]/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit