FOTO/ Makina përplaset me motorin në Shengjin, tre të plagosur

FOTO/ Makina përplaset me motorin në Shengjin,…

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur pak minuta më parë në Shengjin.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një motor.

Për pasojë, burime për Gazeta Atdheu raportojnë se kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer.

Identitetet e tyre ende nuk bëhen me dije, por mësohet se ndodhen në spital ku po marrin ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Gazeta Atdheu, motori është goditur me automjetin në pjesën e përparme.

Duket se përplasja ka qenë e fortë edhe nga dëmet e shkaktuara.

Dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të një parakalimi të gabuar të motorit./GazetaAtdheu.com/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit