FOTO/Malumës nuk i bën përshtypje ndarja. Fotografohet duke puthur një vajzë në publik

FOTO/Malumës nuk i bën përshtypje ndarja. Fotografohet…

Këngëtari kolumbian, kompozitori dhe aktori shumë i dashur për publikun, ka vendosur që të ‘thyejë’ shumë zemra gocash kësaj rradhe.

Maluma duket se e ka lënë pas lidhjen dy vjeçare me modelen Natalia pasi nga fotot e siguruara nga paparzzët shihet duke u puthur me një vajzë tjetër.

Duket se pandemia ka bërë disa ndryshime në jetën e Malumas dhe ai mund të jetë në një lidhje të re.

Këtë e tregojnë fotot e ditës së djeshme në Neë York, ku ai shfaqet i shoqëruar nga një vajzë teksa shijonin një drekë së bashku.

Çifti e harroi distancimin social pranë njëri-tjetrit duke shkëmbyer edhe puthje pa u shqetësuar për paparacët.

Fotot e këngëtarit me të dashurën e re kanë bërë xhiron e rrjetit, ndërsa fanset e zjarrta të tij kanë lënë komente të ndryshme në llogarinë në ‘Instagram’.

Nëse këngëtari latin vendos ta bëjë publike, kjo do të jetë lidhja e parë që pas ndarjes nga modelja Natalia Barulich, me të cilën kishte një marrëdhënie romantike 2-vjeçare.

[ngg src=”galleries” ids=”306″ display=”basic_imagebrowser”]/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit