FOTO/ ‘Mbreti i xhunglës’ ngitet në pemë i frikësuar për t’i shpëtuar tufës së bufalove

FOTO/ ‘Mbreti i xhunglës’ ngitet në pemë…

Një fotograf në Norvegji, Olav Thokle, fotografoi një moment të pazakontë ku një luan i tmerruar kapej me thonj në degët e pemës ku ishte ngjitur, për t’i shpëtuar tufës së bufalëve që u bashkuan për t’i kthyer sulmin e tij me të njëjtën monedhë.

Ngjarja ndodhi në një rezervat në Masai Mar në Kenia.

Rreth katër luanë po ndiqnin tufën e rreth 400 kafshëve, për të gjetur mundësinë të vrisnin ndonjë nga anëtarët më të dobët të saj.

Por, planet ndryshuan kur disa bufalo të nevrikosur u lëshuan në sulm drejt tyre, duke bërë që luanët të largoheshin, dhe një prej tyre të ngjitej në një pemë, e të qëndronte aty për gati tre orë, deri në qetësimin e gjakrave.

Pamjet qesharake të “mbretit të xhunglës” e tregonin të shtrirë në disa degë, duke pritur që terreni poshtë të ishte më i sigurt.

“Papritur bufalot e ndjenë prezencën e luanëve dhe më të fuqishmit prej tyre u lëshuan në sulm drejt tyre. Tre luanë u larguan shpejt me vrap, ndërsa i katërti u rrethua nga bufalot dhe nuk kishte rrugëdalje tjetër përveç pemës”- tha fotografi.

Image
Image
Image
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit