FOTO/ Mes mrekullive shqiptare, udhëtim si në përralla nga Leqet e Hotit në Tamar, Lëpush dhe Vermosh

FOTO/ Mes mrekullive shqiptare, udhëtim si në…

Nëse nuk e keni parë ndonjëherë këtë trevë të Veriut të Shqipërisë, atëherë më mirë mos thoni se “e kemi bredhur Veriun”…

Është pjesa më e bukur dhe më përrallore e skajit më verior të Shqipërisë.

Ëndrra nis sapo lë rrugën përgjatë liqenit të Shkodrës dhe kalon Bajzën pa shkuar në Han të Hotit.

Bukuria fillon me Shkrelin ku gjendet një kishë shumë e bukur. Pastaj ngjitet qafa e malit drejt atyre që njihen si Leqet e Hotit për të zbritur mandej në Tamar.

Rruga nga Tamara gjarpëron përgjatë lumit Cem në malësinë së Kelmendit, mandej drejt skajeve të Alpeve shqiptare, Lëpushë dhe Vermosh.

Lëpusha e vendosur në krahinën e Kelmendit, është përcaktuar si perla e Alpeve Shqiptare, me një reliev që shpesh herë krahasohet me Alpet Zvicerane.

Në këtë fshat tejet të bukur, kushdo mund të konsumojë një drekën me gatime tradicionale dhe gjithashtu të zbulojmë, duke ecur përmes luginës, ujëvarën dhe bukuritë që ofrojnë këto anë të Alpeve tona.

Po aq i bukur është edhe Vermoshi, skaji më verior i Shqipërisë.

E gjithë zona duket si kur ka dalë nga përrallat e Andrsenit, por me këto foto, po ju çojmë sa më afër këtyre viseve.

Shikojini dhe shijojini, por mos humbisni mundësinë për t’i vizituar… do të mbeteni pa fjalë.

[ngg src=”galleries” ids=”275″ display=”basic_imagebrowser”]/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit