FOTO/ Miliarderja më e pazakontë në moshën 31 vjeçare!

FOTO/ Miliarderja më e pazakontë në moshën…

Forbes së fundmi publikoi listën e saj vjetore të miliarderëve, e cila përfshin më shumë se 2,770 njerëz, nga të cilët pothuajse 500 hynë në këtë klub ekskluziv për herë të parë.

Personi që spikat më shumë në listën e Forbes është pasuria e Whitny Wolfe Herd, 31 vjeç,  pasuri që e tejkalon 1 miliardë dollarë,

Kompania e saj Bumble ka dalë së fundmi në publik, dhe mediat theksojnë së i gjithë ndërtimi i kësaj pasurie është rezultat i punës së saj, jo pasuri që ajo mund ta kishte zotëruar nga një trashëgimi, apo pas divorcit.

Historia e saj personale, ndikoi në ndërtimin e kompanisë që atë e bëri sot një miliadere .

Historia e saj përfshin akuza për abuzim seksual që janë bërë drejt saj  dhe procese gyyqësore nga koha kur ajo punoi në Tinder, pas kësaj ngjarje  ajo largohet nga kompania pas mosmarrëveshjeve me drejtorët e tjerë të kompanisë (ajo ishte e lidhur me njeri nga ata) dhe ngriti më pas padinë për ngacmim seksual.

Pavarsisht se kompania Tinder Match Group e ka përgenjeshtruar këtë akuzë,  ajo serish i pagoi 1 milionë dollarë asaj.

E gjithe kjo histori bëri që Whitny Wolfe Herd të nis një aplikacion në të cilin vetëm gratë do të të kenë të gjithë kontrollin,  dhe në Bumble vetëm ato mund të fillojnë një bisedë me njerëz të tjerë.

Ajo e filloi kompaninë me ndihmën e investitorit rus Andrei Adreev, i cili themeloi rrjetin social Badoo edhe më herët,  por shiti aksionet e tij në të dy kompanitë dy vjet më parë.  Aksionet e Whitney Wolfe Herd në Bumble janë 11.6 përqind dhe,  pasi kompania doli në publik, pasuria e saj vlerësohet në rreth 1.3 miliard dollarë.

Ajo është një nga 328 gratë në listën e miliarderëve të Forbes,  nga 241 vitin e kaluar. Tre gratë më të pasura në botë janë Francoise Bettencourt Meyers,  gjyshi i së cilës themeloi L’Oreal, Alice Walton,  trashëgimia e vetme e themeluesit të Walmart dhe ish-gruaja e Jeff Bezos, MacKenzie Scott.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit