FOTO/ Mjeku i njohur publikon pamje nga mushkëritë e pacientëve me COVID, tregon si bëhen pas infektimit

FOTO/ Mjeku i njohur publikon pamje nga…

Mjeku i njohur radiolog, në Spitalin Rajonal të Prizrenit, Sylejman Krasniqi, ka bërë publike ditën e sotme disa grafi të mushkërive.

Ato janë grafi nga pacientë të infektuar me koronavirus.

Në fotografitë e publikuara bashkë me një status të gjatë, ato shihen tejet të dëmtuara.

Krasniqi ngre alarmin se virusi Covid-19 ekziston dhe se situata nuk është aspak e mirë.

STATUSI I PLOTË:

COVID-19 ju dëshiron fundjavë të këndshme….!!! Për te gjithë ata që maskat i kane veç si dekorim, për ata që distancën sociale e kanë diqka të huaj dhe për të gjithë ata që nuk i respektojnë këshillat e Insitucioneve Relevante Shendetësore, këto imazhe le të ju shërbejnë që ta kuptoni se megjithatë Virus ka, Pandemi ka dhe Situata nuk është e mirë!. Larg asaj që duhet mbjellur panikë apo frikë. A ësht virus apo qka dreqin është: AI LUFTOHET! Prandaj kujdes: PËRGJEGJËSIA E SECILIT NGA NE ËSHTË INDIVIDUALE POR KATASTROFA MUND TË JETË GLOBALE!

Imazhet e paraqitura janë radiografi të mushkërive të pacienteve tanë gjatë ditëve të fundit, pacientë me simptome të COVID-19. Janë zgjedhur raste nga disa grupmosha, në të majtë keni një radiografi normale e në të djathtë radiografinë me ndryshimet radiologjike të pneumonisë virale (COVID-19) por nga pacientë të moshave të ndryshme! Më poshtë është shënuar gjinia dhe mosha e pacientit. 

[ngg src=”galleries” ids=”222″ display=”basic_imagebrowser”]/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit