FOTO/ Në Lombardi sot hapen diskot dhe pub-et, nesër kalçetot

FOTO/ Në Lombardi sot hapen diskot dhe…

Që prej ditës së nesërme në Lombardi do të lejohen kalçetot, të cilat që prej fillimit të muajit mars kanë qenë të mbyllura.

Kjo për shkak të pandemisë së koronavirusit që në këtë rajon të Italisë ishte tragjike.

Lajmi konfirmohet nga guvernatori i rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana.

Ai tha se, hapja do të jetë në masa sigurie dhe sipas protokollit të OBSH-së.

Në hyrje të gjithëve do t’i matet temperatura e cila nuk duhet të jetë më e lartë se 37,5.

Rajoni gjithashtu konfirmoi sot rihapjen e diskove, pub-ve dhe sallave të vallëzimit.

Por vetëm në hapësirat e hapura, duke filluar nga 10 korriku.

Kujtojmë që Lombardia është rajoni më i prekur nga koronavirusi në Itali, e cila ka numrin më të madh të të infektuarve dhe viktimave.

Në Itali që prej fillimit të pandemisë së COVID-19 janë shënuar 242.639 të infektuar, nga të cilët kanë vdekur 34.938 persona.

[ngg src=”galleries” display=”basic_slideshow”]/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit