FOTO/ Në QSUT kryhet operacioni i rrallë tek një bebe e porsalindur

FOTO/ Në QSUT kryhet operacioni i rrallë…

Në QSUT është kryer një ndërhyrje e rrallë në zemër, e cila sipas ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kryhet vetëm në klinikat më të mira të kardiokirurgjisë në botë.

Ndërhyrja është kryer tek një bebe e porsalindur.

Ministria shkruan:

Një ndërhyrje e rrallë në zemër, që kryhet veçse në klinikat më të mira të kardiokirurgjisë në Botë është realizuar sot në #QSUT falë talentit dhe eksperiencës të dr. Altin Veshtit, dr. Arben Baboçit dhe anestezistëve dr. Saimir Kuçi dhe dr. Alfred Ibrahimi!

Operacioni tejet i vështirë, i këmbimit arterial në zemrën e një të porsalinduri, u bë i mundur me një metodë të re bashkëkohore të realizuar me sukses nga mjekët tanë!

Edhe në kohë pandemie, ekipi i #kardiokirurgjisë në QSUT, është në vijën e parë për të shpëtuar jetë??

Shërbimi shëndetësor nuk ka ndalur për asnjë moment, për t’i garantuar qytetarëve shërbimet për të cilat ata kanë nevojë, në kohë dhe me cilësi, nga stafi i kualifikuar i spitaleve tona!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit