Foto nga burgu| I akuzuar për inceneratorët, Lefter Koka e shtyn kohën duke bërë gjimnastikë

Foto nga burgu| I akuzuar për inceneratorët,…

Ish-ministri Lefter Koka po mbahet në burgun 313 në Tiranë, pas akuzave ndaj tij për përfshirje në korrupsion ndaj kontratave me incineratorët. Teksa është në pritje të vendimit të gjykatës, Koka po shfrytëzon hapësirën e lejuar të ajrimit për t’iu përkushtuar pak vetes, e për të çliruar muskujt nga qendrimi në një vend. Në disa fotot të publikuara nga Lapsi.al, ish-ministri shfaqet duke kryer gjimnastikë gjatë orarit të liri-daljes.

Duket se Lefter Koka është përshatur shpejt rregullave të institucioneve të vuajtjes së dënimit. Në foto ai shihet i veshur sportiv, me bluzë, tuta dhe atlete të zeza, teksa lëviz në zonën e përcaktuar të ajrimit. Koka u arrestua në 14 dhjetor dhe pritet që pas përmbylljes së dosjes zyrtare nga SPAK, të dali para togave të zeza për gjykim.

Kujtojmë që korrupsioni me inceneratorët ishte fjala më e lakuar nga partitë opozitare, fill pas konstatimit se parat e shqiptarëve po i merrnin padrejtësisht disa oligarkë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit