FOTO/ Një perlë në 1700 metra mbi nivelin e detit, zbuloni liqenet akullnajore të Lukovës

FOTO/ Një perlë në 1700 metra mbi…

Një perlë e vërtetë fshihet në lartësinë 1700 metra mbi nivelin e detit.

E gjendur mes pyjesh të dentur në malin e Gurit të Zi, natyra fsheh 2 liqenet akullnajore të Lukovës, mes Gramshit dhe Korçës.

Rruga dhe udhëtimi i gjatë, harrohet kur shikon livadhet dhe burimet e kristalta, dhe mbushesh me ajrin e pastër.

“Është një natyrë e mrekullueshme. Është një natyrë e virgjër që ja vlen të vizitohet, jo vetëm nga ne si banorë të Shqipërisë. Ne vijmë çdo vit dhe jo vetëm në liqenet e bukura të Lukovës” – u shprehën disa turistë.

Burimet ujore rrotull zonës njihen edhe si kurative. Prodhimet e zonës që janë bio nga banorët, janë një tjetër vlerë e shtuar dhe që pëlqehet nga vizitorët.

Gjithsesi, pengesë kryesore mbetet infrastruktura.

“Problematika kryesore për të shijuar këtë natyrë është infrastruktura. Kemi pasur vështirësi të mëdha për të mbërritur, kemi bërë gati 15 kilometër për gati 2 orë e gjysmë. Kjo zonë ka resurse të jashtëzakonshme. Na vjen keq që kjo është një zonë kaq e mrekullueshme dhe pak veta e njohin. Udhëtimi është njëçik i vështirë”.

Mungesa e infrastrukturës është edhe në zonat përreth, banorët e të cilëve kanë ende shpresë se bashkë me rrugët do t’ju vijnë edhe turistët. Për ta duhet të jetë prioritet i pushtetit vendor promovimi dhe zhvillimi i turizmit pasi resurset janë të shumta.

[ngg src=”galleries” ids=”216″ display=”basic_imagebrowser”]/Burimi: TV Klan/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit