FOTO/ Pak orë para vrasjes së 'Flor Qorrit', viktima i përqafuar me dy autorët. Ishin bërë 'dru' me alkool dhe shisha...

FOTO/ Pak orë para vrasjes së ‘Flor…

U godit për vdekje me sende të forta nga dy shokët e ngushtë, por disa orë më parë ai ishte duke ngrënë e duke pirë me ta.

Bëhet fjalë për Florian Lamçen, 40-vjeçarin i cili u godit për vdekje me shishe dhe sende të forta nga dy persona të tjerë në Elbasan.

Ngjarja ndodhi pas një sherri në një lokal, ku të tre protagonistët e sherrit kishin qenë në gjendje të dehur.

Mësohet se Lamçe ka ndërruar jetë, ndërsa janë shoqëruar në komisariat shtetasit Ardiano Hakdari, 42 vjeç dhe Sokol Sanxhaktari 34 vjeç.

Ky i fundit njihet si dhëndri “VIP” i ish-kryebashkiakut socialist të Elbasanit, Qazim Sejdinit.

Por gjatë gjithë ditës kemi sjellë foto dhe fakte nga viktima dhe dy të dyshuarit, të përfshirë në këtë ngjarrje të rëndë.

Së fundi janë publikuar edhe disa foto të tjera që tregojnë viktimën dhe dy autorët, të bëra vetëm pak orë para ngjarjes së rëndë.

Ata shihen se kanë qenë të ulur në një tavolinë bashkë, teksa kanë konsumuar birrë edhe shisha.

Mes tyre nuk kanë munguar edhe përqafimet, çka tregon se konflikti ka qenë momental dhe ka përfunduar tragjikisht.

[ngg src=”galleries” ids=”225″ display=”basic_imagebrowser”]/Gazetaatdheu.com/

 

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit