FOTO/ Plasi sherri në restorant, aktori i njohur rreh brutalisht të dashurën

FOTO/ Plasi sherri në restorant, aktori i…

Ozan Guven, i njohur në Shqipëri prej rolit të Rustem Pashait në serialin “Sulejmani i madhërishëm”, akuzohet se ka rrahur të dashurën e tij, Deniz Bulutsuz.

Në mediat turke po qarkullojnë fotot e të dashurës së aktorit, me sytë e nxirë, me shenja në duar dhe këmbë, me prerje nga xhamat dhe njërin sy me gjak.

Image

Sipas të dashurës së aktorit dhuna ka ndodhur në shtëpinë e tij në Stamboll. “Bulutsuz është dhunuar pasi ka reaguar ndaj sjelljes së papërshtatshme të Guven. Këtë e tregojnë shenjat në fytyrë dhe trupin e saj”-tha avokati i Bulutsuz.

Sipas denoncimit, Bulutsuz dhe Guven shkuan në shtëpinë e miqve të tyre pas një darke në restorant. Guven më pas filloi të qortonte të dashurën e tij në sy të të gjithëve, kur ajo nisi të fliste për ish-të dashurin e saj. Më pas çifti shkoi në shtëpi ku u rihap sërish kjo temë dhe nisi dhuna fizike.

Guven tregon se aktori nisi të thyente objektet në shtëpi dhe e ndaloi të largohej.

Image

Guven i ka mohuar akuzat duke deklaruar se në fakt ishte ai që ka pësuar dhunë. Edhe aktori ka denoncuar gjithashtu të dashurën.

“Deniz Bulutsuz ka kërcënuar Ozan Guven duke i thënë se do ja shkatërrojë karrierën”-tha avokati i aktorit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit