FOTO prekëse/ Nëna përqafon djalin e saj 2-vjeçar pas 11 javësh izolim

FOTO prekëse/ Nëna përqafon djalin e saj…

Nuk ka mall dhe gëzim më të madh se sa kur një nënë përqafon fëmijën e saj…

kjo i ka ndodhur sot një infermiereje britanike të izoluar, që më në fund ka pasur mundësinë që të përqafojë e përmalluar djalin e saj 2-vjeçar.

Charlotte Cole, 30 vjeçe, nga Kirkham, Lancashire, tha se: “zemra e saj ndjehet përsëri plot” ndërsa u ribashkua me djalin e saj pas 11 javësh mbyllje prej koronavirusit.

Vogëlushi u pa duke iu hedhur në krahë nënës së tij, e cila shpërtheu në lot bashkë me bashkëshortin Daniel, gjithashtu 30 vjeç.

Xhorxhi shkoi të jetojë me prindërit e zonjës Cole, pasi Covid-19 u konfirmua në një nga shtëpitë e kujdesit ku ajo punonte.

Çifti kishte shkuar herë pas here për të parë vogëlushin përmes një dritareje.

Por ruajtja e distancave fizike dhe protokolli i rreptë i sigurisë, nuk i kishin lejuar nënës që për asnjë moment të mund të përqafonte për së gjalli djalin e saj të mitur.

Ajo u shpreh e emocionuar:

“Asnjëherë nuk e kam parë atë të vrapojë kaq shpejt dhe ai më kapi aq fort. Kurrë nuk kam dashur ta lë atë të shkojë.

Ishte mahnitëse ta mbaja përsëri dhe të dëgjoja zërin e tij.

Ishte vendimi më i vështirë që kishim marrë ndonjëherë, por e dinim se ishte gjëja e duhur për ta mbajtur Xhorxhin të sigurt dhe për të eliminuar çdo rrezik”.

[ngg src=”galleries” ids=”99″ display=”basic_imagebrowser”]/Burimi: BBC/Përshtati: Gazetaatdheu.com/ 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit