FOTO/ Presidentin Macron e presin me zemërim në Bejrut, qytetarja: Jeni të gjithë vrasës!

FOTO/ Presidentin Macron e presin me zemërim…

Në Bejrut të Libanit, qytetarët janë jo vetëm të tronditur por edhe të zemëruar.

Sikur të mos mjaftonte kriza e thellë ekonomike dhe politike, tani ishte mangët edhe shpërthimi vrastar si një “bombë atomike”.

Këtë zemërim e ndjeu sot edhe vetë presidenti francez, Emmanuel Macron.

Gjatë vizitës së tij në Bejrut, ai u gjend mes turmës së zemëruar, raporton gazeta “BILD”.

“Ju jeni të gjithë vrasës”,- bërtiti një grua. “Ku ishit dje?”.

Turma vazhdoi të thërriste kundër presidentit libanez, Michel Aoun.

“Aoun, ti je terrorist”,- thërriste turma e zemëruar.

Mes viteve 1975 dhe 1990, shumë libanezë përjetuan luftën civile.

Por ata thonë se, shpërthimi në port është gjëja më e keqe që u ka ndodhur.

[ngg src=”galleries” ids=”260″ display=”basic_imagebrowser”]/Burimi: BILD/ Përshtati: Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit