FOTO/ Princi Arab multimiliarder ‘fle’ prej 15-vitesh. Babai nuk humb shpresat

FOTO/ Princi Arab multimiliarder ‘fle’ prej 15-vitesh.…

Në vitin 2005, Al Walid bin Khalid bin Talal al Saud, princi  i Arabisë Saudite, pësoi një aksident me makinë në Londër kur ishtë vetëm 18 vjeç.

 Prej 15 vitesh ai ndodhet në kôma, ndërsa babai i tij Khaled bin Talal nuk pranon ta shkëpusë atë nga aparaturat që e mbajnë gjallë dhe pohon se një ditë do të ndodhë një mrekulli dhe ai do të rikthehet në jetë.

Ai ka qëndruar në shtrat për 15 vjet dhe njihet si “princi i fjetur”.

Që nga aksidenti i tij tragjik, ai ka kaluar gati dhjetë vjet në njësinë e kujdesit intensiv në një spital në Rijad.

Katër vjet më parë ai u transferua në rezidencën e familjes, sipas gazetarit Francisco Carrión në një raport të “El Mundo”.

Shumë herë në rrjetet sociale janë përhapur lajme të rreme për gjendjen e tij shëndetësore madje edhe duke aluduar se ai ka vdékur

Ndërsa familja ka mohur çdo gjë, madje ka publikuar dhe një video në Twitter, ku ai shihet duke lëvizur kokën.

“Zoti që ruajti shpirtin e tij për më shumë se një dekadë, është në gjendje ta rikthejë në jetë,” tha babai i tij një vit më parë.

 Al Walid bin Khalid bin Talal al Saud është nipi i Al Walid bin Talal, një miliarder me një nga pasuritë më të mëdha në Arabinë Saudite dhe që konsiderohet si më liberali i princave dhe pasuria e tij është 17 miliard dollarë, sipas vlerësimeve të revistës Forbes.

Klani i At Khaled bin Talal është i pozicionuar në familjen mbretërore të Arabisë Saudite. Gjyshi, i cili vdiq në 2018, ishte vëllai i mbretit Salmán dhe shërbeu si Ministër i Financave në fillim të viteve 1960.

[ngg src=”galleries” ids=”324″ display=”basic_imagebrowser”] 

/Burimi:VISTAZO.Përgatiti:Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit