FOTO/ Pritje e zjarrtë për Hashim Thaçin, qytetarët me flamuj në duar në Morinë

FOTO/ Pritje e zjarrtë për Hashim Thaçin,…

Të shumtë janë qytetarët që kanë dalë në pikën kufitare të Morinës, për të pritur presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai u kthye ditën e sotme nga Haga, pas 4 ditësh intervistimi në Prokurorinë Speciale.

Siç shihet nga fotografitë e para të shkrepura nga Morina, janë mbledhur me dhjetëra qytetarë, që mbajnë flamujt shqiptarë, kosovarë dhe ato të UÇK në duar, në mbështetje të Presidentit, që u akuzua nga Gjykata e Hagës për krime lufte.

Presidenti Thaçi ka njoftuar përmes Facebook’ut se ka arritur në Tiranë. Ai ka shkruar se nesër në ora 20:00 do të flasë për intervistimin e tij në Hagë.

“Sapo kam zbritur në Tiranë, nga kthimi prej Hagës dhe në mbrëmje do të arrij në Kosovë. Nesër në orën 20:00 do të flas për katër ditët e kaluara në Hagë. Ju uroj një fundjavë të bukur. Ju siguroj se askush nuk mund ta rishkruajë historinë tone”, ka shkruar presidenti.

Presidenti Thaçi është intervistuar për katër ditë në Dhomat e Specializuara lidhur me akuzat që janë drejtuar ndaj tij nga Prokuroria Speciale, ende të pangritura nga Gjykata Speciale.

[ngg src=”galleries” ids=”184″ display=”basic_imagebrowser”]/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit