FOTO/ Protesta në Athinë për vrasjen e George Floyd, demonstruesit përplasen me policinë, parullat kundër SHBA: Amerikë, je e padëshiruar në Greqi!

FOTO/ Protesta në Athinë për vrasjen e…

Për vrasjen e George Floyd nuk po mbahen protesta vetëm në qytetet më të mëdha të Amerikës. Greqia ka mbajtur protesta të dhūnshme për ngjarjen tragjike të një jave më parë në SHBA, ku mbeti i vdekur 46-vjaçari me ngjyrë.

Ndërkohë mediat vendase kanë shkruar se pasditen e së mërkurës në Athinë janë zhvilluar demonstrata duke sulmuar me molotov edhe Ambasadën e SHBA-së në kryeqytet.

Gjithashtu mësohet se ka pasur edhe përplasje mes policisë dhe protestuesve, të cilët kanë ngritur zërin kundër racizmit dhe vrasjes së 46-vjeçarit me ngjyrë në Minnesota të SHBA-së.

Sipas policisë helene demonstratë janë mbledhur pothuajse tre mijë njerëz në Sheshin Sintagma, ku gjendet edhe ndërtesa e parlamentit, e më pas kanë marshuar drejt Ambasadës së SHBA-së në Athinë, duke mbajtur parulla antiamerikane dhe si dhe shkrime kundër dh ūnës së policisë.

Ndërsa në fund të protestës qytetarët shfaqën disa parulla ku shkruanin: “Poshtë Amerika” dhe “Amerikë, je e padëshiruar në Greqi”.

/tpz.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit