FOTO/ Protestat në Serbi në ditën e tretë, 'digjet' Beogradi, zbythet Vuçiç

FOTO/ Protestat në Serbi në ditën e…

Serbia ka hyrë sot në ditën e tretë të protestave, ndërkohë që e egër ka qenë nata e dytë, e karakterizuar nga dhuna e protestuesve dhe përdorimi i forcës nga policia.

Protestuesit kanë hedhur mjetë të forta në drejtim të policisë dhe institucioneve kryesore.

Protesta dje dhe sot, përveç së në Beograd, janë organizuar edhe në qytete tjera.

Protestuesit po kundërshtojnë shtrëngimin e masave anti Covid-19.

Gjatë protestës ka pasur disa tentativa për të hyrë në ndërtesën e RTVS-së.

Gjithashtu me gurë janë goditur edhe zyrat e Partisë Përparimtare Serbe, e cila është në pushtet.

Protesta po përkrahet nga partitë opozitare.

Por frika e ri-hyrjes në izolim nuk e shpjegon egërsinë e skenave në kryeqytetin e Serbisë gjatë dy netëve të fundit.

Mes protestuesve ekziston një ndjesi e mungesës së të drejtave politike.

Partitë kryesore të opozitës bojkotuan zgjedhjet parlamentare të muajit të shkuar.

Kjo bëri që t’i dorëzojnë presidentit Vuçiç dhe Partisë së tij Progresive (SNS) një shumicë masive në Asamblenë Kombëtare.

Tubimet jashtë asaj ndërtese janë një mënyrë për të treguar se Vuçiç nuk është aspak i admiruar në mënyrë universale.

Kundërshtarët dhe organizatat e shoqërisë civile argumentojnë se SNS dominon në media dhe institucionet kombëtare në atë masë saqë zërat e tjerë rrallë dëgjohen.

Gjatë protestave të së martës në mbrëmje, televizioni shtetëror RTS po transmetonte një film të Jackie Chan.

Por aksioni i vërtetë po zhvillohej praktikisht përpara derës së tyre të përparme.

Grupet ultra-nacionaliste janë përqendruar në protesta për të promovuar axhendat e tyre.

Dhe qeveria e opozita kanë akuzuar njëra-tjetrën për infiltrimin e agjentëve provokues për të nxitur dhunë.

Vuçiç është tërhequr nga thirrjet e tij për izolim- dhe qeveria pritet ta konfirmojë këtë qëndrim më vonë gjatë ditës së sotme.

Por mund të mos jetë e mjaftueshme për të parandaluar protestat e mëtejshme.

[ngg src=”galleries” ids=”140″ display=”basic_imagebrowser”]/Burimi: BBC/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit