FOTO/ Pushime luksoze në Paris dhe xhiro me 'Porche', jeta e 40-vjeçarit që u vra me thikë në Elbasan

FOTO/ Pushime luksoze në Paris dhe xhiro…

Ai bënte një jetë luksoze me pushime dhe udhëtime jashtë vendit dhe makina të shtrenjta, ku nga fotot duket se nuk i mungonte gjë…

Këto janë disa nga detajet e reja që kanë dalë në dritë për Florian Lamçen, i cili u vra mëngjesin e sotëm me thikë në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë lokalit ‘Piazza’, në qendër të qytetit, ku Florian Lamçja, Ardiano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari, ishin në gjendje të dehur kur u konflikuan me njëri-tjetrin.

Gjatë përleshjes 40-vjeçari u godit me shishe dhe sende të forta, me gjasë nga dy miqtë e tij, prej të cilave më pas edhe humbi edhe jetën. 

Nga përleshja me Lamçen, Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari, u lënduan lehtë.

Të dy u çuan për t’u mjekuar në spital dhe më pas u shoqëruan në Polici, por që nga orët e para të mëngjesit e deri pak më parë, asnjërit prej tyre nuk i është marrë dëshmia, pasi nuk u kishte dalë pija.

Të tre personat e përfshirë në ngjarje janë emra të njohur për policinë e Elbasanit, pasi janë përfolur edhe më parë si pjesëmarrës në ngjarje kriminale.

Policia ka arrestuar 2 personat e tjerë të përfshirë në sherr.

Kush është Florian Lamçe

Lamçe është një emër i njohur për Policinë. Mësohet se ai është dënuar me tre vite, ‘për pengim të zbardhjes së krimit’, ndërsa është hetuar për dy plagosje.

Po kështu, ai është vëllai i tij, Olti Lamçe, i cili në vitin 2011 vrau pronarin e disko ‘Tekiles’, Almir Canin. 

Olti Lamçe është dënuar me 24 vite burg. Sakaq, dyshohet se Lamçe mund të ketë qenë vrasës me pagesë.

Ai është dënuar më herët me tre vite burg për akuzën e ‘pengimit të zbardhjes së vërtetës’, e po ashtu ka qenë i përfshirë edhe në dy plagosje.

Kjo është vrasja e dytë që ndodh brenda pak orësh në Elbasan. Mbrëmë u qëllua 7 herë me thikë Rigers Runaj.

Ai u mor peng nga disa persona, të cilët e vranë pranë varrezave të qytetit.

[ngg src=”galleries” ids=”224″ display=”basic_imagebrowser”]/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit