FOTO që i 'zbath mbathjet' Erion Veliajt/ Shpenzon milionat në Parkun e Farkës, t'ua rrisë vlerën vilave të oligarkëve

FOTO që i ‘zbath mbathjet’ Erion Veliajt/…

Gjatë mandatit të parë në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, alias “Lali Zdromsi”, foli për një park të dytë si ai i Liqenit Artificial, por në Farkë.

Lali Zdromsi e bëri fakt të kryer rrethimin e rezervuarit të Farkës, e më mas nisi të aplikojë aty dhjetëra tenderë shumë milionësh, për të kthyer atë gjoja në një park të dytë natyror për kryeqytetin.

Por “Gazetaatdheu.com” sjell sot këtë foto, që është një provë e pakundërshtueshme, e cila i “çjerr maskën” Lali Zdromsit, ose i “zbath brekët”.

Fotografia e Ervin Koci

Kjo foto tregon qartë se Parku i Liqenit të Farkës, nuk është asgjë më shumë se sa një rregullim i territorit përreth disa lagjeve me vila, që po betonizojnë gradualisht gjithë hapësirën rreth rezervuarit, ndërtuar nga klientë të Bashkisë së Tiranës.

Foto më sipër tregon qartë edhe se ku përfundon “shëtitorja” e “Parkut të Farkës”, ndërkohë që një tjetër residencë në krahun Veri-lindor ka shkuar deri në buzë të rezervuarit.

Kjo gje nuk lejon zhvillimin më tej të projektit të parkut dhe të shëtitores. Të pakën jo pa dëmshpërblyer ose kompesuar pronarët e objekteve.

Fotografia e Erion Veliaj

Kjo foto më sipër tregon qartë se “Parku i Farkës” dhe “shëtitorja” shtrihen vetem në njërin krah të rezervuarit, pra në krahun Perëndimor, ndërsa në krahun Lindor të basenit janë toka private të banorëve të zonës.

Në sfond shikohen qartë edhe gardhet e parcelave të vilave që do të ndërtohen, apo dhe një mur vetoni në cep të fotos, i cili i përket një residence private.

Pylli Orbital, Bashkia e Tiranës vijon mbjelljen e pemëve në ...

Që në mandatin e parë të tij, Lali Zdromsi deklaroi se në Parkun e Farkës do të mbilleshin me mijëra fidanë pemë, për ta gjelbëruar atë.

Por ku po del edhe mandati i dytë i Lalit, në Parkun e Farkës janë mbjellë vetëm disa qindra fidanë, është ndërtuar një gjysmë shëtitore, vetëm në njërën pjesë të tij, dhe së fundi, u ngrit edhe një kënd force.

Por nga ana tjetër me shpejtësi, si gjuhë betoni, rezervuarin e Farkës që pretendohej nga Lali të bëhej park, po e rrethojnë residencat private të oligarkëve si në foto.

Liqeni i Farkës, parku i dytë urban i Tiranës me risi për ...

Tenderët e bashkisë dhe projektet aty kanë qenë me dhjetëra dhe paratë e hedhura me miliona e miliona, por vetëm një park si ai i Liqenit Artificial të Tiranës, Farka nuk u bë dot.

Ne kemi analizuar me kujdes edhe një mori fotosh që vetë Lali Zdromsi ka hedhur në profilin e tij zyrtar, por edhe ato me gjithë propagandën dhe sajimin me kujdes, tregojnë qartë se në Farkë ka vetëm një rregullim territori sa për të rritur vlerën e lagjeve me vila dhe jo një park.

Erion Veliaj ?‍♂️?⚽️?? no Twitter: "Une & koleget me gjase ...

Mjafton një shëtitje pak minutëshe në “Parkun” e rezervuarit të Farkës, për të konstatuar se aty nuk ka asgjë nga ato që është propaganduar nga agjit-propi i Bashkisë së Tiranës.

Për më tepër shikoni edhe foto-galerinë që “Gazetaatdheu.com” sjell si provë për gjykatat dhe Prokurorinë, të këtij mashtrimi me milionat e fondeve publike dhe taksat e qytetarëve të Tiranës.

Argëtim dhe aktivitet fizik! Parku i liqenit të Farkës do të ...

/Gazetaatdheu.com/

[ngg src=”galleries” ids=”124″ display=”basic_imagebrowser”] 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit