FOTO që ka trishtuar gjithë botën... përpjekjet e fundit të zjarrfikësve para se të hapnin dyert e ferrit në Bejrut

FOTO që ka trishtuar gjithë botën… përpjekjet…

Kjo foto tragjike e cila ka bërë tashmë xhiron e botës, tregon momentin e fundit të një ekipi zjarrfikësish të Bejrutit, pak para tragjedisë që u mori jetën.

Efektivët po stërmundohen me mjete teknike të hapnin dyert e hangarit nr. 12, ku gjendej sasia prej 2750 tonësh nitrati, e cila shkaktoi katastrofën.

Zjarrfikësit mbërritën menjëherë në portin e Bejrutit pasi u lajmëruan për flakët.

Ata nuk e dinin se çfarë i priste, kur shpërthimi i nitratit të amonit do të shkaktonte dëme të ngjashme me një bombë bërthamore.

“Daily Mail” shkruan se, zjarrfikësit ishin pjesë e një trupe prej dhjetë personash.

Nëntë prej tyre nuk janë gjetur akoma. Kurse kolegia e tyre femër është konfirmuar e vdekur.

Aq me shpejtësi u dërguan këta heronj në punë, sa nuk kishin kohë as të vishnin uniformat mirë.

Shpërthimi i tmerrshëm ka shkaktuar të paktën 137 viktima në kryeqytetin e Libanit, si dhe disa mijëra të plagosur.

[ngg src=”galleries” ids=”262″ display=”basic_imagebrowser”]
/Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit