FOTO që të lënë pa frymë... Ja pse shqiptarët duhet të pushojnë në Vlorë këtë vit

FOTO që të lënë pa frymë… Ja…

Vera e këtij viti ende nuk e ka nisur vrullshëm me fluksin e turizmit, kjo jo për fajin tonë por për shkak të korona-virusit. Ditët e nxehta me zhegun e verës nuk kanë filluar nëpër qytetet tona dhe ne jemi ende në kohë që të planifikojmë disa ditë pushimi vërtetë të pa harruara.  

Shumë zona në Shqipëri janë vërtetë fantastike për të pushuar të paktën disa ditë, por në krye të listës mbetet gjithmonë Riviera Joniane, e cila sipas gjasave edhe këtë verë do të mbi popullohet nga shqiptarët e të gjitha viseve.

“Gazetaatdheu.com” sjell sot për lexuesit e saj një galeri fotosh të shkëputura vetëm në një rejon të vogël të gjithë Rivierës, siç është Vlora me disa prej plazheve të saj më të veçantë.

Ndoshta kjo foto-galeri do t’ju ndihmojë që të qartësoni më mirë idetë se ku do të preferonit të pushonit këtë verë, nëse ende nuk e keni ‘ndarë mendjen’.

Shikoni këto foto me kujdes dhe mendoni se mundësia këtë vit është fantastike që të pushoni aty për disa ditë dhe të mos shpenzoni sa çdo të kishit shpenzuar në vite të kaluara.

Fotot profesionale janë realizuar nga agjenci të ndryshme, por i referohen disa prej plazheve më ekzotikë të Vlorës, që këtë vit parashikohet të jetë një prej destinacioneve më të frekuentuara nga turistët vendas dhe të huaj.

Shikim të këndshëm… /Gazetaatdheu.com/

[ngg src=”galleries” ids=”43″ display=”basic_imagebrowser”]

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit