FOTO/ Rama bojkoton Metën

FOTO/ Rama bojkoton Metën

Ilir Meta organizoi sot në Presidencë ceremonisë për vlerësimin e prof. Dr. Rexhep Meidanit me Dekoratën e Flamurit Kombëtar. Pjesmarrës ishin politikanë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova e vende të tjera. Por ajo që u vu re ishte mungesa e kryeministrit Rama.

Sipas zëdhënësit të presidentit, Tedi Blushi, kryeministri ka qenë i ftuar, por komenton me ironi se ka qenë duke u marrë me çështjen e Bjellorusisë.

“Kryeministri Rama ka qenë sot i ftuar në ceremoninë e dekorimit të Prof. Dr Meidanit, por ai ka qenë duke u marrë me Bjellorusinë. Ndaj e mirëkuptojmë për mungesën!”,  shkruan Blushi.

Ndërkohë, presidenti tha se u kërkon falje të gjithëve atyre që do të donin të ishin të pranishëm, por që për hir të pandemisë duhet të jenë të kujdesshëm.

“U kërkojmë falje me dhjetëra, qindra personaliteteve të politikës, të institucioneve, të shoqërisë civile, akademikëve, profesorëve që do donin të ishin këtu, por duhet të jemi të kujdesshëm për sa i përket kushteve të pandemisë. Gjithsesi është e qartë se mesazhi shkon kudo tek të gjithë”, tha Meta.

/Gazetaatdheu.com/

[ngg src=”galleries” ids=”335″ display=”basic_thumbnail” thumbnail_crop=”0″]

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit