FOTO/ Rama kërcënoi ata që protestojnë, por pse nuk vepron ligji ndaj Veliajt

FOTO/ Rama kërcënoi ata që protestojnë, por…

Albana Vokshi, ish-deputete e PD, ka reaguar ndaj takimeve të kryebashkiakut Erion Veliaj, në grumbullime, pa ruajtur distancën dhe pa masa mbrojtëse, në një kohë kur kryeministri Edi Rama kërcënon për ndalimin dhe ndëshkimin e atyre që mblidhen për të protestuar.

“Me Edi Ramën, ligji në Shqipëri zbatohet ndryshe për qytetarin dhe ndryshe për pushtetarin!”, shkruan Vokshi në rrjetet sociale.

Sipas ish-deputetes, Edi Rama i kërcënoi qytetarët me kthimin e karantinës, me gjobitje e me mbyllje biznesi, nëse nuk zbatojnë masat anti-Covid, por ligji nuk funksionon për Erion Velinë, duke e nxjerrë zbuluar policinë politike të Edi Ramës.

Erion Veliaj ka shpërndarë me dhjetëra foto me grumbullime të mëdha fëmijësh. Aty ka vetëm propagandë, por nuk ka asnjë distancim social e fizik, nuk është zbatuar asnjë masë anti COVID për të cilat flet Edi Rama.

Kryeministri gënjeshtar duhet t’u thotë shqiptarëve pse arreston dhe gjobit nxënësit, studentët, qytetarët, opozitën që kërkojnë të drejtat, duke mos i lejuar me pretekstin e virusit, ndërsa Erion Veliaj që abuzon me fëmijët, nuk ndëshkohet?

Edi Rama duhet të shpjegojë pse ligji nuk ka fuqi mbi Erion Velinë ose të heshtë dhe të ndalë kërcënimet për kthimin e karantinës dhe vendosjen e gjobave për qytetarët!”, shkruan Vokshi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit