Foto/ Ronaldo shfaqet brenda jahtit luksoz, shikoni ku po i kalon pushimet CR7-ta

Foto/ Ronaldo shfaqet brenda jahtit luksoz, shikoni…

Pas përfundimit të aventurës në Euro 2020, ku Portugalia kampione u eliminua në fazën e 1/8-ave, Cristiano Ronaldo po kalon disa ditë pushime në vendlindje.

Ndryshe nga koha ku jetonte në ishull dhe familja e tij nuk ishte e pasur, sulmuesi portugez po i kalon pushimet në jahtin superluksoz që kushton mbi 6,5 milionë euro.

Jahti është 26 metra i gjatë, që CR7 e bleu vitin e kaluar dhe këtë verë e gjithë familja Ronaldo po e shijon në maksimum.

Me një motor 1900 kuaj fuqi, jahti arrin një shpejtësi prej 51 km/h. I gjithë mjeti është  ndërtuar me fibra karboni dhe peshon 93 ton.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit