FOTO rrënqethëse…/ Lufta e Kosovës dhe krimet mostruoze të Serbisë ndaj shqiptarëve

FOTO rrënqethëse…/ Lufta e Kosovës dhe krimet…

KUJDES! Pamje të rënda +18

Sot liderët e Kosovës, ata që luftuar për çlirimin e vendit të tyre nga okupatori serb, me të mirat dhe të këqijat e tyre, vijojnë të cilësohen fajtor për krime që nuk i kanë kryer.

Madje jo vetëm nga serbët, por edhe Haga bën herë pas here “lojëra” dhe I thërret si të dyshuar ish-liderët dhe krerët e UÇK-së.

Por bota nga ana tjetër ka harruar barbaritë dhe masakrat që ushtria dhe policia  serbe kryen në Kosovë, kundër popullsisë së pambrojtur civile, me urdhër të Sllobodan Milosheviçit.

Automatikët dhe bajonetat serbe nuk kursyen jo vetëm burra, por as gra, pleq, madje edhe fëmijë, që u masakruan me gjakftohtësi vetëm sepse ishin shqiptarë.

“Gazetaatdheu.com” sjell sot disa foto vërtetë rrënqethëse, ku shihen boloritë dhe horroret e kryera nga ushtarët dhe paramilitarët serbë, ndaj popullatës së shqiptarëve nga Kosova.

Të masakruar dhe vrarë në mënyrë mizore gjatë luftës në Kosovë, këto foto po qarkullojnë nëpër rrjete sociale.

Fotot kanë nisur të qarkullojnë pas nisjes së intervistës së presidentit kosovar Thaçi, në Dhomat e specializuara të Gjykatës së Hagës.

Serbët dhe makineria e tyre e luftës ishin ata që i bënë këto krime në Kosovë, dhe jo luftëtarët e UÇK-së.

“Zgjohu o shtet mos flej”,- shkruhet në fotot e publikuara e të shpërndara në rrjete sociale.

Duke sjellë për lexuesit tanë këtë galeri me foto kaq të rënda, “Gazetaatdheu.com” kërkon edhe një herë të sensibilizojë mbarë opinionin shqiptar dhe atë botëror, se kush i kreu vërtetë masakrat në Kosovë.

“Gazetaatdheu.com” përfiton nga rasti të shpreh keqardhjen e thellë për të gjithë familjarët e këtyre viktimave, si dhe të shpreh mirënjohjen për gjithë luftën heroike dhe çlirimtare të UÇK-së!

[ngg src=”galleries” ids=”178″ display=”basic_imagebrowser”]/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit