Foto/ Rrëzohet parashuta në Itali, humb jetën 32-vjeçari shqiptar

Foto/ Rrëzohet parashuta në Itali, humb jetën…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku si pasojë ka humbur jetën një 32-shqiptar. Mësohet se  Fatjon Garxenaj, së bashku me 65-vjeçarin italian, Bernardino Panzacchi ishin duke fluturuar me parashutë, po papritur humbasin kontrollin dhe parashuta rrëzohet në një fushë , në kufirin midis provincave Forlì dhe Ravenna.

Një dëshmitar raportoi se papritmas parashuta bëri dy kthesa dhe ra në fushë. Si pasojë instruktori italian dhe Fatjon Garxenaj, me origjinë nga Durrësi humbën jetën në vend. Mësohet se ata ishin në kursin e fluturimit, por që këtë herë rezultoi fatal për të dy.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit