FOTO/ Rriten rastet me koronavirus, por deputetët s'duan t'ia dinë për maska

FOTO/ Rriten rastet me koronavirus, por deputetët…

Rastet e reja me koronavirus në vendin tonë janë në rritje, ndërsa specialistët vazhdojnë të këshillojnë mbajtjen e maskave në ambiente publike.

Por duket se këto këshilla për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë nuk vlejnë.

Siç shihet në pamjet e siguruara, disa prej tyre, më të vjetrit, janë me maska, ndërsa të tjerët duket se janë moskokçarës.

Por ajo që bie në sy, është fakti se deputetët nuk ruajnë as distancën sociale.

Në një foto, duken katër prej tyre të ulur në një kafe dhe dy të tjerë, mes tyre Myslim Murrizi që rrinë në këmbë, shumë afër tyre.

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit