FOTO sa një mijë fjalë... familjarët u çojnë ujë dhe bukë të shtruarve te Infektivi

FOTO sa një mijë fjalë… familjarët u…

Situata te Spitali Infektiv ose “COVID-1”, në Tiranë, është vërtetë e rëndë gjë e cila duket nga fotot më të fundit.

Por ajo që konfirmohet pas fotove në këtë foto-galeri, është dhe fakti se, shteti ka hequr dorë nga çdo përkujdesje dhe mjekim për të infektuarit me koronavirus.

Autoritetet e Shëndetësisë mjaftohen vetëm me hospitalizimin e pacientëve dhe me oksigjenin që u vendosin të sëmurëve me paaftësi respiratore.

Ndërkohë, përflitet që për të sëmurët në gjendje më të lehtë, nuk përdoren fare mjekime.

Për të sëmurët me koronavirus në Infektiv duket se ka rënë dhe niveli i trajtimit sanitar dhe ai ushqimor.

Faktin e tregojnë këto foto, ku në derën e Infektivit duken familjarët me bidona me ujë dhe qese me ushqim.

Këto janë pamjet e sotme te spitali Infektiv, ku janë të shtruar 78 qytetarë të infektuar me koronavirus.

Familjarët vijnë pranë spitalit dhe kërkojnë që të kujdesen më shumë për të afërmit e tyre, duke u sjellë ushqime dhe sende të tjera të përdorimit ditor.

Siç edhe duket nga fotot, në Infektiv bashkë me familjarët e të sëmurëve vijojnë të bëhen edhe shtrime të reja.

[ngg src=”galleries” ids=”126″ display=”basic_imagebrowser”]/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit