FOTO/ Shfaqen delfinë në breg të detit, lajmërimi i rëndësishëm për peshkatarët dhe pushuesit

FOTO/ Shfaqen delfinë në breg të detit,…

Në detin Adriatik, në Vleipojë, konkretisht në Rrjoll dhe Vilun është vënë re prezenca e delfinëve.

Ka qenë Agjencia e Zonave të Mbrojtura e cila ka bërë të ditur lajmin, ndërkohë që sqaron se ditën e djeshme punonjësit vunë re një delfin rreth 6-7 m larg bregut i cili dukej i pajetë.

Për këtë e nxorën në breg për t’i bërë matje dhe për të parë nëse ka dëmtime të jashtme që mund të lidhën me ngrodhjen e tij!

Pas verifikimeve u dallua një shënjë në njërin sy! Mendohet se mund të jetë dëmtuar nga varka të peshkatëve në det!

“Me kërë rast, ju bëjmë thirrje për kujdes të gjithëve, kryesisht peshkatarëve dhe pushuesve në bregdetin e Velipojës.

Specie të tilla jo vetëm janë bukuri e jashtëzakonshme, por edhe shumë të rralla në ujërat tona”, thuhet në njoftimin e Agjencisë të Zonave të Mbrojtura në Shkodër!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit