Foto/ Shikoni muskujt e Ronaldos: karantina nuk i ka hequr asnjë fibër CR7

Foto/ Shikoni muskujt e Ronaldos: karantina nuk…

Më shumë se dy muaj karantinë të detyruar nuk duket se kanë prekur fare formën fizike të Cristiano Ronaldo. Portugezi ka publikuar në rrjetet sociale një foto që nuk i lë fare vend imagjinatës, duke treguar muskujt si një formë sigurie për tifozët e tij: ‘pavarësisht pauzës së gjatë, fiziku i tij ka mbetur i gdhendur në perfeksion.

CR7 është kthyer në Torino në 4 maj pasi ka kaluar izolimin në vendlindjen e tij në Funchal e tani është gati të mbyllë edhe dy javët e karantinës së detyruar për të gjithë ata që kthehen në Itali nga jashtë. Kampioni i Juventus është më shumë se gati të kthehet të stërvitet në fushë dhe ky është lajmi më i mirë për bardhezinjtë. /Lapsi.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit