FOTO/ Shkrumbohet fabrika e drurit në Fushë-Krujë, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme

FOTO/ Shkrumbohet fabrika e drurit në Fushë-Krujë,…

Një fabrikë druri është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Fushë-Krujë.

Ngjarja ka ndodhur pranë urës së Gjolës, rreth orës 04:00 të mëngjesit.

Fabrika mësohet se është pronë e shtetasit Afrim Çela.

Aty mendohet të jenë djegur dhjetëra m3 lëndë druri, por edhe pajisje të tjera.

Dyshimet e para janë se zjarri ka qenë i qëllimshëm, sepse zjarrfikësit kanë parë 4 vatra zjarri të ndryshme.

Policia po heton për të zbardhur ngjarjen, ndërkohë fqinjët shprehen se kjo nuk është hera e parë që kësaj fabrike i vihet zjarri.

Gjithashtu ata shtuan se ndiheshin të rrezikuar, sepse flakët ishin shumë pranë banesave të tyre.

Më poshtë, mund të shihni edhe pamjet e para nga vendi i ngjarjes.

[ngg src=”galleries” ids=”317″ display=”basic_imagebrowser”]/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit