FOTO/ E ‘pret në besë' shokun... i merr hua Lamborghinin dhe i’a përplas pas murit

FOTO/ E ‘pret në besë’ shokun… i…

E keni dëgjuar ndonjëhere shprehjen: “Mos ki besim as tek rrobat e tua.” ?

E pra, këtë  shprehje duket se nuk e ka dëgjuar pronari i një lamborghini të cilit i ka kushtuar pak si shumë.

Një burrë i  ka përplasur  makinën shokut të tij pasi e kishte marrë borxh për një xhiro.

Pamjet janë ndarë në internet duke treguar makinën që kushton 215,000 dollar të ngulur në murin e një nënstacioni energjetik në Spanjë.

Në video, Lamborghini Huracan Performante e gjelbër mund të shihet duke u nxjerrë nga muri, me pothuajse të gjithë skajin e përparmë të makinës të prishur.

Sipas raportimeve, shoferi dhe pasagjeri u lënduan dhe u dërguan në një spital aty pranë.

Por nuk ishin vetëm shoferi dhe pasagjeri që u prekën nga përplasja.

 Banorët e zonës thanë se zjarrfikësit që morën pjesë në vendngjarje ju desh të ndërpresin energjinë në shtëpitë e zonës.

Disa ditë pas përplasjes, u zbulua se shoferi e kishte huazuar makinën nga shoku i tij.

[ngg src=”galleries” ids=”310″ display=”basic_imagebrowser”]
/Burimi:Ladbible./Përgatiti:Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit