FOTO/ 'Shumë mirë paska dalë, perfekt...', Lali Eri shqep nga e para Njësinë 11 që sapo përuroi

FOTO/ ‘Shumë mirë paska dalë, perfekt…’, Lali…

Bashkia e Tiranës dhe Lali Eri, e kanë bërë modë tashmë që një projekt të sapo përuruar që ka kushtuar miliona, vetëm fare pas pak kohësh e ribëjnë nga e para. Kjo ka ndodhur edhe me zyrat e reja të Njësisë Bashkiake nr.11 në Tiranë, që Lali përuroi vetëm 5 ditë më parë me shumë bujë dhe reklamë, duke e shitur për një sukses të paparë.

Zyrat të cilat janë të bashkangjitura në një pallat banimi privat, vetëm një ditë më parë kanë nisur sërish të shqepen, dhe në ambientet e jashtme po përshtatet një shtesë e cila do të sajohet me kolona hekuri.

Banorë të zonës janë shqetësuar dhe habitur nga kjo ndërhyrje. Për këtë, ata kanë shkrepur këto foto para zyrave të Njësisë nr.11 dhe i kanë nisur në adresën e “Gazetaatdheu.com”, duke komentuar se, tashmë i gjithë oborri i ri përpara këtyre zyrave është shkatërruar nga e para.

“Kanë shqepur betonin dhe pllakat e oborrit dhe kanë hapur këto gropa. Kanë nisur të montojnë aty një skelet shinash hekuri sikur do të ngrenë një grataçiel. Ambienti ruhet edhe nga policia bashkiake, dhe tani kanë ngritur edhe skelat për shtesën që do të bëjnë”,- thonë qytetarët që kanë denoncuar këtë fakt.  

Këto zyra që sapo u përuruan, u reklamuan si një tjetër “model suksesi” nga Lali, duke iu bërë edhe një video e gjatë shpjeguese mbi funksionimin dhe komoditetin e tyre.

Madje këtë Lali Eri, e pasqyroi edhe në rrjetet e tij sociale, ku pak ditë më parë postoi këtë status shoqëruar edhe me një video:

“Edhe Njësia 11 ??‍?✅ me shërbime model për qytetarët ?‍?‍?‍? – kursen kohë ⏳dhe s’ka radhë. ? Pak nga pak, çdo ditë japim një lajm të mirë për Tiranën e shumicës së heshtur, që duan që qyteti të ecë përpara“,- shkruante Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Veliaj, në një status në profilin e tij zyrtar në Facebook në datën 8 qershor 2020.

Ashtu si në shumë raste të tjera, ku pas “përfundimit” të një projekti puna rinis dhe ajo e mëparshmja prishet për t’u ribërë, edhe në Njësinë 11 duket se po ndodh identikisht e njëjta gjë nga Bashkia e Tiranës. Por deri tani asnjë punë e Lali Erit nuk është kontrolluar apo hetuar për abuzime të mundshme. Edhe në ato raste kur rindërhyet, sqarimet për taksapaguesit mungojnë dhe punët bëhen në sekret të plotë dhe pa transparencë ligjore./Gazetaatdheu.com/

[ngg src=”galleries” ids=”4″ display=”basic_imagebrowser”]

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit