FOTO/ Sondazhi e nxori Ramën me -30%, gratë e 'Rilindjes' zbarkuan në Vlorë pa pyetur për koronën

FOTO/ Sondazhi e nxori Ramën me -30%,…

Pas sondazhit të bujshëm i cili e nxori Partinë Socialiste me -30% të votave në bastionin më të madh të vendit, Vlorë, si dhe kishte shtuar pakënaqësinë në popull, “Rilindja” u alarmua.

“Viktima” e parë e zemërimit të kryeministrit Rama u bë kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, të cilit shefi i qeverisë i shfryu të gjithë dufin duke e ofenduar dhe kërcënuar publikisht.

Por pasi mblodhi javën e kaluar në Vlorë të gjithë drejtorët dhe krerët e PS-së, Rama, këtë fundjavë kishte çuar me “shërbim” batalionin e grave të Rilindjes.

Me në krye ministren Elisa Spiropali, deputetet Milva Enomi, Eglantina Gjermeni, ish-ministrja Lindita NIkolli, etj., ishin të deleguarat e “Byrosë” së Rilindjes që do t’i bënin ‘gjyqin’ Lelit.

Të komanduara nga Damjan Gjiknuri, batalioni i grave të Rilindjes është munduar që t’i bënte edhe një reklamë të vogël kryebashkiakut të Vlorës.

Por ky i fundit nuk e kishte marrë ende veten nga tronditja dhe britmat e kryeministrit Rama, gjë e cila dukej qartë edhe nga fotot e bëra në takimin mes socialistëve.

Në takimin e fundit në Vlorë, në lidhje me sondazhin, Rama humbi toruan dhe përmbysi edhe një tavolinë nga inati.

Burimet nga PS-ja e Vlorës u thënë mediave se Rama në takim i tha kryebashkiakut Leli: “Me nxive faqen në Vlorë, sondazhet më nxjerrin me 30%.

Kam hedhur gjithë këto para në Vlorë dhe ti po më shkatërron gjithçka, të mora nga hiçi të bëra njeri”.

Ndërkohë mësohet se kryebashkiaku Leli është sulmuar “nën-brez” edhe nga ish-ministri Damian Gjiknuri, që sipas thashethemeve ka shprehur ambicien për të kandiduar në krye të bashkisë së Vlorës në mandatin e ardhshëm.

“Unë me Lelin jam humbës në Vlorë, më ço ku të duash në një qark tjetër, jo në Vlorë me Dritan Lelin”,- mësohet t’i ketë thënë kryeministrit Rama, Damian Gjiknuri.

Takimi që u mbajt në Vlorë në fund të muajit të kaluar, u thirr nga Rama pasi Dritan Leli refuzoi t’i përgjigjej ankesave të banorëve të Zvërnecit.

Ishte ky refuzim edhe pika që shënoi përplasjen, dhe që bëri Ramën t’i bënte këtë gjyq kryebashkiakut në qytetin ku vetë është deputet, duke e kërcënuar edhe me ndërprerje mandati.

[ngg src=”galleries” ids=”127″ display=”basic_imagebrowser”]/Gazetaatdheu.com/

 

 

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit